Angli, 8 maj 2014 – Një aeroplanmbajtëse ruse dhe një kryqëzor bërthamor rus u futën në Kanalin e Anglisë. Atyre iu afrua një destrojer britanik. Një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes britanike tha se anijet nuk u futën në ujërat territorialë britanike, por lëvizjet e tyre u monitoruan me kujdes nga destrojeri HMS Dragon.

Anijet mendohet se po ktheheshin në Baltik pas manovrave në Mesdhe.

HMS Dragon është një nga anijet luftarake më të avancuara që është ndërtuar në Britaninë e Madhe. Ajo ka qenë në shërbim pesë vitet e fundit.

Aeroplanmbajtësja Admirali Kuznetsov e Rusisë peshon 43 mijë ton, është e gjatë 306 metra dhe mund të udhëtojë deri në 8500 milje pa rifurnizim. Stafi i saj arrin në 2000 persona. Ajo mban 17 avionë Sukhoi dhe 24 helikopterë. Brenda ka një arsenal gjigand raketash.

Kurse kryqëzori Pyotr Velikiy peshon 23 mijë ton dhe është 252 metra e gjatë. Është e armatosur rëndë me torpedo, topa dhe raketa. Mban tre helikopterë dhe ka një staf prej 727 personash.

Kurse destrojeri britanik HMS Dragon peshon 7500 ton dhe është 152 metra e gjatë. Ka një ekuipazh prej 190 personazh. Dizajni i saj e bën të vështirë të pikaset nga radari. Ka topa dhe raketa dhe është e projektuar për luftime me intensitet të lartë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/