Prej kohësh këngëtari Michael Buble dhe bashkëshortja e tij, modelja argjentinase Luisana Lapilato, janë shkëputur krejtësisht nga jeta dhe karriera e tyre për t’ju përkushtuar djalit 3-vjeçar, i cili që prej nëntorit të kaluar u diagnostikua me kancer.
Për herë të parë, që pas deklaratës që Buble bëri se trajtimi i vogëlushit po ecin mirë, ata janë fotografuar bashkë me djalin e tyre të vogël. Familja, nga e cila sipas Daily Mail mungonte vetëm Noah, i cili vazhdon të kurohet intensivisht, është fotografuar në aeroportin e Buenos Aires-it.
Edhe pse në pamjen e tyre dallohej qartë lodhja, duket se çiftin e presin kohë të bukura. Lajmi i fundit rreth vogëlushit të tyre, është marrë javën e kaluar, kur vëllai i aktores ka pohuar se gjithçka po shkon mirë edhe pse e gjithë kjo periudhë ka qenë më shumë se e vështirë për familjen.
Ai gjihashtu ka shtuar se e gjithë familja ka lënë pas gjithçka për t’ju përkushtuar djalit të madh të çiftit deri sa ai ta fitojë betejën me kancerin. Duket se shumë shpejt dyshja do t’i rikthehet jetës së mëparshme edhe pse është e sigurt se kjo do të ndodhë vetëm kur vogëlushi i tyre të gëzojë totalisht shëndet të plotë.