24 nëntor 2015 – Pas reshjeve të dendura të së dielës, me anë të të cilave u largua dhe "pranvera" e kësaj vjeshte, meteorologët parashikojnë kushte të rënduara të motit edhe gjatë ditëve në vazhdim.
Gjatë 3 ditëve të ardhshme pritet që në vendin tonë të ketë reshje me intensitet të lartë sidomos në Shqipërinë e mesme dhe perëndimore, ku e mërkura dhe e premtja parashikohen të kenë intensitetin më të lartë.
Edhe gjatë fundjavës, thuajse i gjithë vendi do të jetë i nënshtruar nga reshjet e shiut, të cilat sipas parashikimeve do të jenë në nivel më të ulët, ndërsa në zonat malore do të nisë dëbora e parë.
/portali DurresLajm/





