Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin shqiptar.
Kjo e hënë ka nisur me reshje shiu, ndërkohë që e tillë pritet të jetë e gjithë java. Konkretisht rreth orës 19:00 pritet që reshjet të kapin kulmin duke sjellë dhe stuhi në vend.
Sipas Meteoalb, në zonat veri-lindore dhe jug-lindore pritet të ketë presence të madhe të reshjeve të dëborës.
E nesërmja do të jetë një ditë e ftohtë me temperatura akoma më të ulëta.
Në zonat malore temperaturat nuk do të jenë më shumë se -2 gradë celsius.
Era e fortë në vend ka shkaktuar sot dallgë deri në 8 ballë në det.
Për shkak të motit të keq është ndërprerë edhe lundrimi i peshkarexhave si dhe i linjave të trageteve që nisen nga Durrësi e Vlora dhe na lidhin me Italinë.