Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash ku mundësitë për reshje shiu janë të pakta.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga 02ºC deri në 11ºC, në zonat e ulëta nga 07ºC në 20 ºC dhe në zonat bregdetare nga 10C në 20ºC.

Era do vijojë të fryjë mesatare me një shpejtësi 40 kilometra në orë në drejtim kryesisht juglindor dhe kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzimi 3 ballë.