Rikthehet ndriçimi publik në rrugët “Teodor Rupi” dhe “Marin Barleti”, si dhe pjesërisht në aksin “Hysen Myshketa”.
Siç duket edhe nga pamjet filmike që “DurrësLajm” po publikon, mbrëmjen e sotme situata është komplet ndryshe nga një ditë më parë.
Në të vetmen pjesë të rrugës “Hysen Myshketa” ku ende nuk është rregulluar sistemi i ndriçimit problematika lidhet me vjedhjen e kabllit të furnizimit me energji.
“DurrësLajm” mëson nga Ndërrmarrja Rruga se për rastin në fjalë është bërë denoncimi përkatës në polici, pasi është e disata herë që edhe pse zëvendësohet, kablli i energjisë vidhet sërish.





