Itali, 15 gusht 2014 – Karabinierët e qytezës së Valencës në rajonin e Piemontit arrestuan Mehmet Hysën, 43 vjeç,me precedentë të shumtë penalë, sepse kishte thyer arrestin e shtëpisë, masë sigurie e dhënë kjo nga Gjykata e Torinos.
Mehmet Hysa kishte qenë deri pak kohë më parë president i skuadrës së futbollit Dertona. Ai në vend që të qëndronte në arrest shtëpie pranë një komuniteti, ku e kishte urdhëruar gjykata, i kishte vënë 2 000 euro gjobë një lokali lojrash elektronike.
Gjoba ishte vënë me preteksin, se Hysa humbte gjithnjë në lojrat e lokalit, sepse pronari kishte trukuar makinetat. Nga tetori deri në dhjetor 2013 kishte vazhduar gjobvënia e Hysës.
Mehmet Hysa dy herë ishte arrestuar nga karabinierët për thyerje të masës së sigurisë arrest shtëpie (në 5 dhe 30 korrik). Tashmë ai e kishte mbushur kupën dhe gjykata i dha masën e sigurisë arrest me burg. Karabinierët e dërguan të vuajë dënimin në burgun e qytetit të Aleksandrisë ( Rajoni i Piemontit ).
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





