Teuta ka qenë aktive në këtë merkato vere, duke pasur afrime dhe largime të shumta nga skuadra. Së fundmi, Diego Longos i është bashkuar edhe një tjetër futbollist në stërvitje.
Asion Daja do të jetë pjesë e Teutës për sezonin e ardhshëm. Mesfushori ka qenë sot i pranishëm me skuadrën në stërvitjen e paradites dhe do të jetë një ndihmë më shumë për “djemtë e detit” për sezonin e ri futbollistik. Mesfushori 33-vjeçar ishte së fundmi pjesë e Dinamos duke luajtur në Superiore dhe në Kategorinë e Parë.
Daja e njeh mirë Teutën, pasi ka luajtur në qytetin bregdetar gjatë viteve 2020-2022 edicion në të cilin Teuta u shpall kampione e Shqipërisë. 33-vjeçari është afrimi i shtatë për durrsakët, pasi më parë kanë firmosur Fili, Peposhi, Kruja, Gjumsi, Vata dhe Iljazi.