Kreu i PD-së, Sali Berisha është rikthyer në Kuvend pas 11 muajsh mungesë.

Berisha ishte i shoqëruar nga deputetët Flamur Noka, Edi Paloka, Elda Hoti, Ina Zhupa dhe Isuf Çela.

I pyetur në lidhje me rikthimin e tij në sallën e Parlamentit, ai u shpreh:

“Berisha futet metamorfoza del. Kaq e morët përgjigjen.”

Kujtojmë se Berisha rikthehet në Kuvend, pasi GJKKO e liroi nga arresti shtëpiak ku ndodhej që prej dhjetorit të vitit 2023.