Ylli i Francës, Kylian Mbappe u rikthye në stërvitje me Paris Saint-Germain të mërkurën, vetëm tre ditë pas humbjes në finalen e Kupës së Botës, pavarësisht se realizoi një hat-trick.
Golat e Mbappe rikthyen 2 herë në lojë “Gjelat”, por nuk ishte e thënë për të arritur te trofeu shumë i lakmueshëm.
Megjithatë, edhe pse lojtarëve të PSG-së u janë dhënë 10 ditë pushim, ai u fotografua në terrenin stërvitor të kampionëve francezë.
“Kylian Mbappe u kthye në stërvitje të mërkurën”, shkroi PSG në Tëitter.





