Rajoni në veri të Italisë, Lombardia do të vendosë orë policore, në përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejme të Covid-19. Ora policore do të aplikohet nga ora 23:00 deri në orën 05:00 dhe pritet të hyjnë në fuqi natën e 22 tetorit dhe do të jetë në fuqi deri më 13 nëntor.
Ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka dhënë pëlqimin e tij për ashpërsimin e masave, që ka propozuar qeveria e këtij rajoni.
“Është një nismë e duhur dhe simbolikisht e rëndësishme, që nuk do të ketë pasoja serioze, veçanërisht në ekonomi”, tha presidenti rajonal, Attilio Fontana për gazetën La Repubblica.
Sipas autoriteteve, qytetarët mund të dalin nga shtëpitë e tyre nëse kanë emergjenca shëndetësore dhe për punë esenciale. Në fillim të pandemisë, Lombardia ka qenë rajoni më i goditur nga ky virusi dhe vetëm të hënën u shënuan mbi 1,600 raste të reja.
Të shtunën, më 17 tetor, Lombardia po ashtu urdhëroi mbylljen e bareve në mesnatë dhe ndaloi shërbimet e gastronomisë në ambiente të jashtme. Kryeministri italian, Giuseppe Conte tha se masat e reja janë marrë, pasi ai nuk dëshiron që të shmangë një “izolim të plotë”