Akrepat e orës kanë lëzivur 60 minuta përpara, këtë të dielë. Në këtë mënyrë do të flemë një orë më pak, pasi ora 7:00 e mëngjesit me orën e re është 8:00, por do të kemi dritë më shumë.
Në orën 02:00 të mëngjesit të së dielës, akrepat e orës u zhvendosën 1 orë përpara, duke shënuar orën 03:00. Ky ndryshim ndodh në javën e fundit të marsit dhe zgjat deri në javën e fundit të tetorit.
Llogaritja verore e kohës fillon të dielën, në mëngjesin e 27 marsit, në orën 02:00 pas mesnate, kur me zhvendosjen e akrepave për një orë përpara koha do të llogaritet si 03:00 pas mesnate. Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën. Ora e shteteve evropiane ndërrohet në një kohe. Ndryshimi i saj u vendos si ligj evropian në vitin 1981. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas.
Ndryshimet bëhen të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të muajit tetor. Ndërrimi i orës ka si qëllim kursimin e energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e dritës se diellit. Pas ekuinoksit pranveror dita fillon të zgjatet dhe kulmin e saj e arrin në 22 qershor, me 15 orë ditë dhe vetëm 9 orë natë.
Ndryshimi vlen deri në të dielën e fundit të muajit tetor.