Garet Bejl më në fund ia ka dalë të largohet nga Real Madrid, aty ku në sezonin e fundit ka vuajtuur përplasjet me klubi dhe në këtë formë qëndroi më shumë në stol dhe tribunë se sa në fushë.
Por, në këtë sezon, Bejl do të veshë sërish fanellën e Totenhem, klubi i cili e bëri të famshëm. Vetë uellsiani shprehet se është e vështirë të luash në nivele të larta kur nuk je i lumtur, ndërsa thekson se tashmë ka shumë energji.
“Jam i lumtur që jam rikthyer, e dua këtë klub me gjithë zemër. Kam kujtime shumë të mira këtu dhe jam i lumtur e më plot besim. Tani kam shumë energji. Ishte koha për ndryshim, doja të lëvizja më parë, por nuk u finalizua.
Ky klub do të thotë shumë për mua, më ka dhënë mundësinë që në fillim, ndjej se klubi po shkon në drejtimin e duhur dhe unë dua të jem pjesë. Dua thjesht të shijoj pak futbollin, në Madrid ishte e vështirë dhe këtë mund ta shihnin të gjithë.
Kur nuk je i lumtur, është e vështirë të luash në nivele të larta. Unë jam shumë i qetë dhe mundohem ta mbaj veten larg kamerave, mbase kjo nuk iu pëlqente atyre në Madrid”, u shpreh Bejl.





