Sean Bailey, shef i produksionit kinematografik të Disney-it, ka konfirmuar zyrtarisht që shtëpia kinematografike po punon për një ribërje të sagës aventuriere “Piratët e Karaibeve”.

Mirëpo, sipas një lajmi të njoftuar nga Hollywood Reporter, protagonisti historik Johnny Depp nuk do të jetë më pjesë e sagës, skenari i ri i së cilës do të shkruhet nga Rhett Reese dhe Paul Wernick.

Motivi i përjashtimit sipas producentit, është sjellja e energjive të reja në vazhdimin e sagës, ndërsa ende nuk është zbuluar se kush do ta marrë rolin e Depp.

Sipas thashethemeve, flitet për një protagoniste femër me emrin Redd, e cila do të jetë gjithashtu një pirate.