Dritë në fund të tunelit për Paul Pogba. Pas një periudhe të gjatë larg futbollit aktiv, mesfushori po përgatit rikthimin.

Sipas asaj që raportohet nga Franca, Pogba ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Monaco. Palët kanë rënë dakord për një kontratë dyvjeçare, e cila do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027.

Gjithçka duket e mbyllur, ndërsa mungon vetëm njoftimi zyrtar nga klubi i Ligue 1.

Kujtojmë se Pogba u pezullua në Itali, për shkak të përdorimit të një substance të ndaluar dopingu. Lojtari nuk luan një ndeshje zyrtare nga 3 shtatori i vitit 2023, ndërsa pak muaj më parë ndërpreu edhe kontratën me Juventusin.

Për 32-vjeçarin është një fillim i ri, ku shpreson të rikthehet në formën e dikurshme.