Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është “rikthyer” të jetë pjesë e ‘familjes’ së tij politike. Por në atë të voglën, te FRESSH.

Tahiri nuk ka munguar në darkën festive me kryetarët e FRESSH. Pranë Tahirit qëndronte ulur Artur Micko, kryetar i FRESSH në kryeqytet. Edhe pse Tahiri është larguar nga funksionet e tij në Partinë Socialiste, të rinjtë socialistë nuk e harrojnë ish-kryetarin e tyre për Tiranën.

Kujtojmë që Tahiri vetëm pak ditë më parë fitoi një betejë të rëndësishme me drejtësinë duke rimarrë pasaportën e bllokuar nga prokuroria