Supermodelja braziliane, Adriana Lima, është ndarë nga i dashuri i saj, Julian Edelman.
35-vjeçarja raportohet se i ka dhënë fund lidhjes 8-mujore me lojtarin e futbollit amerikan që luan për New England Patriots, 30-vjeçarin Edelman.
Burime pranë çiftit thanë se shkak për ndarjen e tyre ishte bërë përplasja në programe dhe ngarkesa e madhe në punë.
Çifti për herë të parë u pa dorë për dore në Korrik 2016, teksa ecnin në ishujt Nantucket.
Ata ishin njohur nga shokë të përbashkët në Miami.