Nëse keni shijuar disa ditë të nxehta në këtë mesvere, bëhuni gati sërish për të nxehtin afrikan. Sinoptikanët parashikojnë se edhe për disa ditë, i gjithë vendi ynë do të pushtohet sërish nga temperatura të nxehta.
“Duke filluar nga e mërkura deri të premten do kemi rritje të ndjeshme temperaturash, për shkak të masave afrikane që ndodhen në brigjet greke. Shqipëria do pësojë rritje të temperaturave që të ngjiten deri në 38 gradë” – tha sinoptikania Lajda Porja.
Megjithatë, fundjava e ardhshme do të sjellë sërish reshje shiu.
“Kjo situatë pritet të ndryshojë menjëherë në fundjavë, ku e shtuna do sjellë rënie të temperaturave, reshje shiu dhe erë të fortë.”
Për të gjithë ata që kanë zgjedhur fundin e muajit gusht për pushime, tempertaurat nuk do t’i kalojnë 33 gradë.