23 prill 2015 – Debati për testimin e infermierëve është rikthyer sërish, pasi Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e Urdhrit të Infermierëve për anulimin e provimit.
Vetë ministri Ilir Beqaj tha në një deklaratë për mediat, se muajin e ardhshëm do të shihet kalendari dhe do të diskutohet me grupet e interesit për këtë çështje.
Ndërsa kreu i Urdhrit të infermierëve, Sabri Skënderi, reagoi duke sqaruar se infermierët nuk do të dorëzohen nga ky vendim politik i Gjykatës, por do të bëjnë rekurs në Gjykatën e Lartë.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





