20 maj 2015 – Nesër rikthehet emisoni ‘Top Story’ në Top Channel pas një muaji ndërprerjeje, për shkak të publikimit të videos intime të drejtuesit të emisionit, Sokol Ballës.

Nga një promo e publikuar për emisionin e nesërm, tregohet se i ftuar është kandidati i majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj. Kandidati socialist pritet të flasë rreth jetës së tij, të kaluarës, projektet dhe mënyrën e drejtimit të bashkisë më të madhe në vend.

Por detaji që vihet re në fund të videos promovuese, është mungesa e emrit të gazetarit Sokol Balla. Kush do ta drejtojë nesër emisionin? Do të rikthehet Sokol Balla apo do të jetë dikush tjetër që do e zëvendësojë? Kjo mbetet për t’u parë nesër në mbrëmje.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/