11nëntor 2015 – Pas disa rastesh të trafikut të drogës nga Shqipëria në Itali me avion, rikthehen gomonet. Në plazhin e Radhimës, në Vlorë, u kap dje një gomone, e cila po bëhej gati për t’u mbushur me pakot e drogës.
Fillimisht forcat e policisë konstatuan një furgon në bregdet, ku u gjetën një pjesë e drogës. Pas pak minutash, nga kërkimet në zonë, u gjet gomonia, me 5 bidona benzinë brenda, e gatshme për të nisur trafikun.
Policia tha se u arrestua pronari i furgonit, Alban Koshi, ndërsa u shpall në kërkim pronari i gomones, Robert Myftari, 42 vjeç.
/portali DurresLajm/