Rikthehet virusi i Nilit Perëndimor në Greqi. Dy persona mbi 80 vjeç që ishin prekur nga ky virus raportohet se kanë humbur jetën, teksa 25 të tjerë janë infektuar.
Lajmi bëhet i ditur na Qendra e Parandalimit të Sëmundjeve Infektive në Athinë. Ky është viti i tretë që ky virus shkakton të vdekur në Greqi.
Virusi i Nilit Perëndimor përhapet nëpërmjet pickimit të mushkonjave të infektuara. Zonat ku janë regjistruar rastet me këtë virus janë prefekturat e Pierisë, Katerinës dhe Pelles pranë Selanikut , Ksanthit ,Kavalës, Larises si dhe Atikës Lindore, raporton tch.
Sipas specialistëve, parashikimi është që numri i rasteve te te prekurve gjatë sezonit të verës te rritet, ndaj edhe ata këshillojne qytetarët të marrin masat e duhura.