Efi, Kiara, Bledi dhe Ronaldo janë katër ish-banorët më të votuar nga publiku që i bashkohen sërish Big Brother Vip. Efi, Kiara, Bledi dhe Ronaldo, janë 4 nga banorët e eleminuar që futen sot sërish në BBV.

Pas vendimit të Olta Gixharit për tu larguar mbrëmjen e sotme nga BBV dhe eleminimit të Antonetës, Vëllai i madh riktheu 4 emra mjaft të bujshëm duke ringjallur sërish shtëpinë. Por vëllai i madh vendosi kusht që vetëm njëri nga të katërt mund të shkonte deri n finale.

Me të dëgjuar emrin e Kiarës, opinionistja Zhaklin Lekatari i la “amanetet” moderatores dhe i tha se e ka me merak që ajo të bëj dashuri me partnerin e saj Luizin brenda Big Brother.

Por në merak se nuk ishte shumë e qartë me porositë që i la Kiara Titos, Zhaku e sqaroi sërish me gojën plot.

“Dua të shoh seks në Big Bother VIP”, u shpreh ajo.

Kjo deklaratë u kundërshtua menjëherë nga Arbër Hajdari dhe Gent Hazizi të cilët thanë se nuk e shohin me vend të bëhet dashuri para dhjetra kamerave.

“Poshtë batanijes”, këmbënguli opinionistja.