Mauricio Sarri po përgatitet për një rikthim të bujshëm në Seria A. Zërat e fundit nga Italia e lidhin atë me Fiorentinën. Trajneri i njohur do të ulej për herë të parë në pankinën e Fiorentinës. Këto të fundit kanë tri humbje radhazi në kampionat. Sfida e radhës do të luhet nesër me Leçen.

Takimi i javës së 27-të do të nisë në orën 20:45. Në rast se fitorja mungon, largimi i Rafael Padadinos shikohet si i pashmangshëm.

Sarri për herë të fundit ishte trajner i Lacios. Me këto të fundit qëndroi për thuajse 3 vite dhe u shkëput në marsin e kaluar. Prej atëherë qëndron pushim.