Rikthimi i Max Allegri në krye të Juves largon C.Ronaldo gjithnjë e më shumë nga Torino.
Duket se sulmuesi portugez dhe trajneri nuk kanë një simpati të veçantë për njëri tjetrin, për më tepër që edhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” po kalojnë një moment jo shumë të mirë në aspektin financiarë.
Mediat britanike flasin për një rikthim të Cristiano Ronaldos tek “shtëpia e vjetër” . Ata po shqyrtojnë mundësinë për të rikthyer portugezin në “Old Traford” pas afro 11 vitesh.
CR7 futet në vitin që i skadon kontrata, pavarësisht emrit që përfaqëson, ky është viti i duhur për ta shitur. Me largimin e Ronaldon, Juventus mund të arkëtojë afro 80 milion euro, këtu përfshihet kursimi nga paga e tij dhe vlera që mund të përfitojnë nga shitja e kartonit.
Situata që po kalon Ronaldo në Torino po ndiqet hap pas hapi nga drejtuesit e United, as Ole Gunnar Solskjaer nuk e ka fshehur faktin që vijon të mbajë lidhje me Ronaldon. Sipas “Daily Express”, Juventus mund të shes Ronaldon për 30 milion euro, shifër kjo që duket interesante në sytë e Man.United.





