Reali i Madridit do të bëjë rikthimin e madh në stadiumin “Santiago Bernabeu” pas 18 muajsh. Skuadra madrilene do të luajë takimin e saj të parë në stadiumin e rikonstruktuar të dielën në mbrëmje ndaj Selta Vigos në orën 21:00.
Një lajm i madh ky për klubin e Realit e cila do të luajë një sfidë në “Santiago Bernabeu” pas 18 muajsh, ku ekzaktësisht ndeshja e fundit u luajt në mars 2020.
Risia e madhe është se çatia e stadiumit do të jetë e mbyllur. Një lajm i madh ky edhe për tifozët madrilen që do të mund të shohin skuadrën e tyre të zemrës në stadiumin e rikonstruktuar që këtë të diel.





