Teuta pas fitores me Kukësin do të tentojë një tjetër 3 pikësh për t’iu larguar akoma më shumë “Play-Out”. Këtë herë kundërshtari i durrsakëve do të jetë Egnatia, me rrogozzhinasit që kryesojnë tabelën e klasifikimit në Superiore. “Djemtë e Detit” prej ditësh kanë nisur përgatitjet për këtë përballje që është shumë e rëndësishme për objektivat e tyre.
Lajm i mir ëpër Edi Martinit është rikthimi i Elmando Gjinit dhe Ergys Peposhit. I pari ishte i pezulluar dhe mungoi ndja Kukësit, ndërsa lojtari i dytë vuante nga një dëmtim dhe tashmë është gati për 3 sfidat e mbetura.
Padiksutim që kjo gëzon Martinin, i cili ndaj rrogozhinasve do të ketë të plotë skuadrën dhe do të ketë mundësinë e zgjedhjeve të më të mirëve. Kujtojmë se dueli me Egnatian do të luhet ditën e shtunë në orën 16:00 në “Niko Dovana”.