Situata e futbollit në të gjithë botën duket se është ende e paqartë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. Të pakta janë ato shtete që kanë lejuar rikthimin e ndeshjeve.
Bundesliga gjermane fillon pikërisht ditën e sotme me ndeshjet të cilat u ndërprenë dy muaj më parë. Ndërkohë nga arena europiane duket se nuk ka asnjë vendim zyrtar për rikthimin e Uefa Champions League.
Manchester City dhe Real Madrid kanë propozuar ndeshjen e kthimit të vlefshëm për fazën 1/16 të zhvillohet më 7 gusht. Përballja e parë në Santiago Bernabeu u mbyll me rezultatin 2-1 në favor të Citizens, një fitore kjo me pikë ekstra duke qenë se fituan në fushë kundërshtare.
Pavarësisht se rezultati flet për Manchester Cityn, asgjë nuk është e sigurt. Kjo periudhë e vështirë e shkaktuar nga koronavirusi ka ndikuar shumë në fizikun dhe psikologjinë e lojtarëve. UEFA do të marrë një vendim zyrtar për rifillimin e Champions League gjatë një mbledhje më datë 27 maj.





