Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar ndaj kritikave të kryeministrit kundrejt ambasadorëve si dhe kërkesës së Holandës për rikthimin e vizave për shqiptarët, pasi sipas saj janë rritur grupet kriminale shqiptare si dhe kërkesat për azil.Përmes një status në ‘Facebook’ Vasili e konsideron diplomacinë e Ramës si diplomaci koreano-veriore, ndërsa çështjen e vizave si mjaft serioze.
Statusi i plotë i Vasilit:
Diplomacia koreano-veriore e kryeministrit.
Gazeta holandeze ‘De Telegraaf” kthjellon gjithçka dhe situata lidhur me vizat është serioze.
Ndërsa ambasadorja shqiptare në Holandë demostroi “kurajo” për të dezinformuar dhe një standard koreano-verior informimi, që të tillë nuk e kanë patur as ambasadorët në kohën e Partisë së Punës.
Kjo diplomaci koreano-veriore i duhet shkollëpaktit, kryeministrit tonë. Në fund të fundit kaq kupton…Për të shqiptarët janë të fundit dhe ai punët (…) e tij i ka fjollë.





