Sikurse është bërë me dije në media Elsa Lila rikthehet në Tiranë në 1 nëntor për një koncert madhështor.

Ika me shijen e suksesit të “Evitës” sime në festival, për t’u rikthyer sërish në Tiranë, tani në nëntor. Këtë herë, për herë të parë me një koncert të madh, aty në skenën e Pallatit të Kongreseve, nga ku nisi jeta ime artistike.”– filloi ajo statusin e saj në mediat sociale ditën e sotme.

“Finalmente Elsa” i thotë të gjitha: kohën e gjatë që kam pritur, për të ardhur ky moment; punën e madhe që kam bërë deri më sot, për t’u ndjerë kaq gati, për një koncert si ky, që kërkon jo vetëm përkushtimin por dhe pjekurinë e repertorin e duhur artistik. S’do t’ja dilja dot kurrë vetëm, pa bashkëpunëtorët e miqtë e mi artistë, me të cilët kam krijuar, intepretuar e realizuar në gjithë këto vite, projekte unike, interesante e me muzikë të vërtetë.”- vazhdoi ajo statusin.

Më tej, Elsa shton: “Këtë do të bëjmë edhe në koncertin e 1 nëntorit, në Tiranë. Ju mirëpres që të më jepni zemrën dhe duartokitjet tuaja, siç keni bërë gjithmonë, ndërsa unë ju kam dhënë zërin e shpirtin tim!”