16gusht 2015 –Radhë të gjata automjetesh janë vënë re mbrëmjen e së dielës në rrugët hyrëse të Durrësit. Në superstradën Kavajë – Durrës vargu i autoveturave dhe mjeteve të tjera arrinte në 2-3 km deri në stacionin e Plepave.  Ulja e menjëhershmme e temperaturave të ajrit dhe kthimi i zakonshëm i turistëve vendas dhe kosovarë nga pushimi i fundjavës ka rritur së tepërmi numrin e automjeteve në rrugët nga jugu drejt Tiranës dhe veriut të vendit.

Në këto rrugë është vënë re një prani e shtuar e forcave të policisë rrugore, që punojnë për disiplinimin e trafikut të automjeteve.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/