Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka reaguar për vendimin e Gjykatës së Apelit, që riktheu për rishqyrtim çështjen për vulën dhe logon e Partisë Demokratike.

Sipas Bashës, vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë është një tjetër hap drejt vendosjes së drejtësisë së vonuar për çështjen e PD-së.

“Partia Demokratike mbetet e bindur që kjo çështje, peng i procedurave juridike do të gjejë zgjidhjen e duhur dhe ligjore pa vonesat e shkaktuara nga ata qe minojnë drejtësinë dhe të tjerët që i tremben forcimit të opozitës”, thuhet më tej në reagim.