Kryeministri Rama ka inspektuar punimet në kantierin e ndërtimit të rrugës Pavarësia në zonën e "Plazhit" të Durrësit.
 
Kreu i qeverisë gjithashtu njoftoi se është mbyllur edhe kantieri i Pishinës Olimpike të qytetit, e cila sipas tij ka standardet e kërkuara për aktivitete kombëtare e ndërkombëtare.
 
Në kantierin e rindërtimit të rrugës "Pavarësia" në zonën e Plazhit të Durrësit, e cila po transformohet në një hapësirë urbane dhe turistike në kuadrin e Rilindjes Urbane të Durrësit.
 
Do të jetë një hapësirë komunikuese mes të dy anëve të rrugës, duke i dhënë fund lumit me makina në mes dhe duke privilegjuar këmbësoret e pushuesit e sezonit turistik.
 
Është mbyllur edhe kantieri i Pishinës Olimpike të qytetit, tanimë në standardet e kërkuara për aktivitete kombëtare e ndërkombëtare, në shërbim jo vetëm të skuadrave të notit, por edhe të komunitetit e të apasionuarve të të gjitha moshave për sportin më të bukur të ujit.
 
Shumë është bërë dhe shumë më tepër do të bëjmë akoma #PërDurrësinQëDuam#PërShqipërinëQëDuamme #Shtet#Punë#Mirëqenie”, ka shkruar Rama në postimin e tij në Facebook.