Korçë, 20 korrik 2014 – Sot në Korçë ka nisur programi për transferimin urban, ku i pranishëm është edhe kryeministri Edi Rama, i cili po inspekton nga afër projektin, i cili së fundmi është bërë objekt debati ndërmjet PS-së dhe PD-së.
Kreu i qeverisë Rama, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, thekson se ky projekt është vetëm fillimi i një zinxhiri investimesh që do jetë më i madhi në 20 vitet e fundit.
“Në inspektimin e punimeve të projektit për rikonstruksionin e një ndër shesheve të qendrës së qytetit të Korçës, pjesë e projektit të madh kombëtar për transformimin urban të qyteteve të vendit, që shtrihet në mbi 70 qytete. Ky është vetëm fillimi i një zinxhiri investimesh që do jetë më i madh se 20 vitet e fundit të marra bashkë, për të nisur të mbajmë një nga zotimet tona të rëndësishme, se do të bëjmë për këto komunitete dhe zona urbane të vendit çfarë nuk është bërë 20 vjet me radhë”, shkruan Rama në Facebook.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





