Lindita Muka, drejtoresha e Arsimit në Durrës, në një intervistë për “DurrësLajm”, ka “kërcënuar” të gjithë drejtuesit e shkollave që nuk presin prindërit për të përfituar rimbursimin e teksteve shkollore sipas kategorive të përcaktuara me ligj.

Një ditë më parë, një prind banor i Shkozetit, iu drejtua “DurrësLajm” për të bërë denoncimin se askush nuk i merrte dokumentet për të përfituar sipas ligjit, rimbursimin e parave të librave shkollorë të dy vajzave të tij.

Muka deklaroi se asnjë ankesë nuk ka mbërritur në Drejtorinë Arsimore, duke iu bërë thirrje prindërve që kanë ankesa në këtë drejtim, t’i drejtohen sekretarisë së Drejtorisë Arsimore.

Ndjekim intervistën.

K.H.