19 maj 2015 –Një tunizian 27-vjeçar së bashku me të dashurën shqiptare 25-vjeçare, natën e së dielës 17 maj 2015 e kalojnë në një nga diskotekat më në zë të Riminit. Çifti kërcen, pi alkool, konsumon drogë, madje bën edhe seks në banjon e diskotekës. Gjithçka në rregull, por në një moment xhelozie fillon grindja me të shara e ndonjë dackë në fytyrë. Ndërhyn personeli i diskotekës dhe çifti nxirret jashtë. Në parkingun e diskotekës rifillon sherri. Tuniziani e godet me grushta dhe me shkelma në fytyrë të dashurën shqiptare.
Rezultati: shqiptarja shtrohet në spital me frakturë në nofull dhe me kockën e vomerit në hundë të thyer në dy vende. Tuniziani arrestohet nga policia pas një përleshje të shkurtër trup më trup.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/