Rimini – Një 26 vjeçar shqiptar, me banim në Itali është vrarë sot në Misano (Rimini) me 6 plumba pistotele, para gruas dhe fëmijëve të tij. Mediat italiane raportojnë se 26 vjeçari Nimet Ziberi është vrarë rreth orës 11.00 në parkingun e një marketi në Rimini.
Ziberi sapo kishte bërë pazarin bashkë me gruan dhe dy fëmijët. Ndërsa ishte duke sistemuar në bagazhin e automjetit të tij tip Audi, qeset me ushqime, atij i është afruar një automjet tjetër nga i cili ka zbritur një burrë që ka shkrepur plot 6 plumba në drejtim të tij. Sipas dëshmitarëve, automjeti i vrasësve (ndodheshin dy persona në bordin e makinës) është larguar me qetësi nga dalja e vetme e qendrës tregtare.
Sipas policisë e cila po heton ngjarjen e rëndë duket se bëhet fjalë për një larje hesapesh. Ziberi ishte rezident në Misano, në fshatin Argentina dhe figuronte i papunë prej kohësh. Dosja e tij penale duhet e pastër.
(Vijon)
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





