25 shkurt 2015 – Policia e Riminit arrestoi të hënën, më 23 shkurt një shqiptar për drogë. Ai punonte në një firmë ndërtimi me dokumente të rregullta dhe ishte korrieri tipik, që nuk bie në sy dhe që s'tërheq dyshimet e policisë.
Shqiptarit 28 vjeçar iu sekuestruan më pak se 1 kg të fshehur poshtë sediljes së prapme të makinës së tij Opel Meriva, krahu i pasagjerit. Policia kontrolloi një kontenier të përdorur nga i arrestuari në firmën e ndërtimit, ku punonte. Në të u gjetën tre qese të tjera, me më shumë se 3 kg kokainë, si edhe 7 pako të mbushura me mbi 100 000 euro, që dyshohet se janë fryt i trafikut të drogës.





