Si rrjedhojë e motit të keq dhe reshjeve të shiut dhe dëborës, aeroporti i Rinasit mbrëmjen e së shtunës nuk ka mundur që të bëjë uljen e avionëve. Me anë të një postimi në Facebook, aeroporti njofton se pista ka qëndruar e mbyllur deri në orën 07:00 të mëngjesit.
Postimi plotë:
Përditësim 2
Njoftojmë pasagjerët se njoftimi për hapjen e pistës është shtyrë për sot në orën 07.00.
Si pasojë, parashikohen vonesa të pacaktuara të fluturimeve të ditës së sotme, datë 14 Shkurt, për shkak të kushteve atmosferike.
Do njoftojmë sërish për çdo ndryshim apo informacion tjetër.
Faleminderit për bashkëpunimin.
Tirana International Airport
Përditësim 2 Njoftojmë pasagjerët se njoftimi për hapjen e pistës është shtyrë për sot në orën 07.00. Si pasojë,…
Posted by Tirana International Airport on Saturday, February 13, 2021





