Sulmi kibernetik i radhës i Iranit ndaj Shqipërisë ka paralizuar lëvizjen e njerëzve përmes pikave të kalimit kufitar. Situata më problematike është në Areoportin “Nënë Tereza” në Rinas.

Mijëra pasagjerë po presin në radhë për të kaluar, por lëvizja është bllokuar për shkak të bllokimit të sistemit. 

Nëpërmjet një postimi në Twitter, kreu i qeverisë shqiptare nënvizon se po punohet pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale.

“Një tjetër sulm kibernetik nga të njëjtët agresorë, tanimë të ekspozuar dhe dënuar prej vendeve aleate e mike të Shqipërisë, është shënuar mbrëmë mbi sistemin TIMS! Ndërkohë vazhdojmë punojmë përditë pa orar me aleatët për t’i bërë të papenetrueshme sistemet tona digjitale”, njofton kryeministri.