Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj tha në një dalje për mediat se nesër Këshilli i Ministrave do të akordojë një fond prej 160 milionë dollarësh për të filluar ndërtimin e pallateve në gjithë Shqipërinë.

Ahmetaj thotë se ky fond është në kuadër të një programi që i kalon Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe është vetëm për rindërtimin e pallateve.

“Gjithë atë merak që keni ndarë në këtë proces, për atë senzibilitetin që kanë qytetarët për banesat kolektive. Dua t’ju informoj se nesër Këshilli i Ministrave kalon një vendim të vet që i kalon FSHZH në 160 milionë dollar për të filluar ndërtimin e pallateve në gjithë Shqipërinë, jashtë Bashkisë së Tiranës, një program që aktivizohet shpejt, në fund të shtatorit shqiptarët do të shohin themelet edhe në këtë drejtim.”,- tha Ahmetaj.