Vijon puna për rindërtimin e pallateve të dëmtuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Në një postim në rrjetin e saj social “Facebook”, kryetarja e bashkisë Durrës, Emiriana Sako flet me tone optimiste për punën që po bëhet në terren me fondet e qeverisë shqiptare dhe financimin e fondit të “Abu Dhabi”.

Janë edhe 11 pallate të tjera që do të rindërtohen në bazë të marrëveshjes së qeverisë dhe fondit të ‘Abu Dhabi’ për zhvillim”, shkruan ndër të tjera kryebashkiakja.

Postimi i plotë:

Procesi i rindërtimit vijon në Durrës dhe po punohet në të gjitha programet e tij.

📌 Aktualisht me fondet e qeverisë shqiptare janë 4 pallate të reja që po rindërtohen dhe lagja e re me 9 pallate të reja në Manzë ndërkohë që 4 pallate të tjera që do të ringrihen janë në procesin e garës për zgjedhjen e firmës ndërtuese.

📌 Ndërsa me financimin e fondit Abu Dabi për zhvillim ka filluar puna për pallatin në rrugën Dalip Peza dhe lagjen e re moderne në Spitallë me 996 apartamente. Ndërkohë janë edhe 11 pallate të tjera që do të rindërtohen në bazë të marrëveshjes së qeverisë shqiptare dhe fondit Abu Dabi për zhvillim.

K.Gj.