Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Durrës ka reaguar për faqen www.Rindertimi.al, e krijuar nga qeveria për të gjithë qytetarët që kanë dëme në banesa nga tërmeti i 26 nëntorit.

Në një postim në Facebook, FRPD shkruan se kjo faqe që në momentin e krijimit e deri më sot qëndron e zezë, ndërkohë që data përfundimtare që iu është lënë qytetarëve për të aplikuar është 6 shkurti.

“Çdo ditë që nga momenti që kanë marrë pushtetin këta maskarenj na kanë tallur dhe na kanë vjedhur , por tallja dhe vjedhja më ekstreme që po bëjnë është në kurriz të qytetarëve të prekur nga ajo fatkeqësi që ndodhi në nëntor.” , thuhet ndër të tjera në postim.

POSTIMI I PLOTË

Reagim nga FORUMI RINOR PD DURRRES

www.Rindertimi.al

Kjo faqe eshte krijuar nga Qeveria per cdo qytetar qe ka deme ne banese nga termeti shkatrrimtar i Nentorit.

Eshte lene nje date perfundimtare ( 6 SHKURTI ) ku cdo qytetar duhet hedh te dhenat e baneses per te perfituar ndihmen nga “SHTETI” .

Por qe nga momenti i krijimit te kesaj faqe edhe deri me sot qe jemi 4 dite para mbylljes se afatit perfundimtar te aplikimit , kjo faqet qendron e ZEZE .

Po e ZEZE fiks sic eshte dhe kjo “QEVERI” dhe ky palo “KM”.

Cdo dite qe nga momenti qe kane marre pushtetin keta MASKARENJ na kane tallur dhe na kane vjedhur , por TALLJA dhe VJEDHJA me ekstreme qe po bejne eshte ne kurriz te qytetarve te prekur nga ajo fatkeqesi qe ndodhi ne Nentor.

Duhet ne radhe te pare te sistemohen me shtepi banoret e prekur dhe mbase kesaj duhet DREJTESI.

DAKO PRAPA HEKURAVE

DREJTESIA TE VIHET NE VEND