Përmes një postimi në Facebook, urbanisti Ardian Muka ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mashtrim lidhur me përfundimin e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare “Shaqe Mazrreku” në Durrës, e shembur pas dëmeve të rënda nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Teksa poston disa foto, Muka shkruan se kjo shkollë nuk është ende gati të presë nxënësit pasi ambientet rrethuese dhe ndihmëse nuk kanë përfunduar ende sipas standarteve shtetërore të kërkuara për sigurinë e fëmijëve.
Ai thotë se 5 metra larg këtij institucioni ndodhet një pallat i boshatisur në rrezik shembjeje, ndaj edhe ngre dy pyetje në mbyllje të statusit të tij.
POSTIMI I PLOTË
Ramashtruesi dje erdhi ne Durres dhe me te madhe brohoriti per perfundimin e rindertimit te shkolles se pare pas termetit te 26 nentorit, “ne nje kohe rekord prej kater muajsh “!!
Sic shihet dhe nga fotot , shkolla Shaqe Mazreku nuk eshte akoma gati qe te prese nxenesit ,sepse ambjentet rrethuese dhe ato ndihmese nuk kane perfunduar akoma sipas standarteve shteterore te kerkuara per sigurine e femijeve ,ndersa per standartin 3D te Rilindjes gjithshka eshte ok .
Qeverite kane per detyre tu pergjigjen qytetareve te tyre ne raste veshtiresish natyrore si ky termet qe goditi Durresin ,dhe inaugurimi i te pares shkolle pasi ka kaluar nje vit nga termeti ,nuk duhet te ule cilesine dhe sigurine e punimeve ,sepse Rama3D duhet te prese shiritin e inaugurimit ne “kohe rekord “.
Permbi te gjitha, vetem 5 metra larg shkolles gjendet nje pallat i boshatisur ne rrezik shembjeje nga demet e termetit ….Si do te futen ne shkolle femijet kur ky pallat ngjitur eshte deklaruar si rrezik shembjeje !!! A nuk do ishte me e udhes te nderhyhej nje here e mire ne kete zone per te stabilizuar te gjithe situaten ,ne vend te turravrapit per te prere shiritat elektorale ??!!





