Fansat e kampionit të “Formula 1” Michael Schumacher kanë rindezur shpresat për përmirësimin e shëndetit të tij. Ky entuziazëm vjen pas deklaratës së agjentes së tij.
Sabine Kehm foli për koleksionin e makinave të Schumacher dhe tha se po mendojnë që të hapin një muze. Mediat britanike shkruajnë se fakti që agjentja e kampionit të Formula 1 përdori termin “ne”, do të thotë se ka një shpresë që gjendja e Schumacher mund të jetë përmirësuar.
Sabine Kehm tha se hapja e muzeut me automjetit e kampionit të garave me makina është një mënyrë e mirë për të kujtuar legjendën.
Ndërkohë, 48-vjeçari Schumacher pësoi një aksident të rëndë në vitin 2013 në Alpet Franceze pasi goditi kokën në një shkëmb. Ai ishte në koma për gjashtë muaj.
Schumacher u zgjua nga koma në vitin 2014, ndërsa sot e kësaj dite nuk dihet gjendja e tij e saktë shëndetësore.





