Në posterin që njofton mbi filmin mbi princeshën e ndjerë Lady Diana, duket sikur Lady D është ringjallur.
Aktorja Naomi Watts, e cila e personifikon të ashtuquajturën ‘princeshë të njerëzve’ ngjason shumë me Dianën.
Flokët, grimi, qëndrimi i turpshëm e po ashtu edhe disa rrudha në pjesën e buzëve prodhojnë një ngjarshëmri befasuese
44-vjeçarja Watts, thotë se ka kaluar kohë të gjatë me me familjarë dhe miq të Dianës, për të mësuar më shumë rreth jetës së saj, për të pasur më të lehtë personifikimin e princeshës e cila vdiq të aksident rrugorë, në rrethana ende të paqarta.
Data e lancimit të filmit, do të jetë në fillim të shtatorit për kinematë Evropiane, ndërsa për vendet tjera si SHBA-të nuk ka ndonjë datë konkrete.





