Aktori i madh dhe mjaft i dashur për shqiptarët, Mehdi Malkaj, ka “ringjallur” mbrëmjen e se shtunes skenën e “fjetur” të Teatrit Kombëtar.

Me melodramën “Marr guximin”, aktori Malkaj ngriti në këmbë publikun shqiptar, i cili ishte mbledhur për të ndjekur pas shumë muajsh një shfaqje në skenën e teatrit, për të cilin ka rinisur sërish debati për shembjen e tij.

Melodrama “Marr guximin” shënoi rihapjen e Teatrit Kombëtar dhe kjo ishte një ngjarje e shënuar dhe emocion i veçantë për të gjithë artistët që po mbrojnë me mish e shpirt godinën plot vlera të teatrit.

Aktori Malkaj nuk i mbajti dot lotët nga emocionet, ndërsa u duartrokit pafund nga publiku.