Ish-kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli është vlerësuar me çmimin e karrierës nga Universiteti i Shkodrës.
Gjatë fjalës së saj, Topalli ka reaguar mbi situatën politike në vend, ku u shpreh se Shqipëria ka nevojë për një frymë të re politike.
"Rinia duhet të ngrihet dhe të marrë vendin në dorë. Shqipëria sot po drejtohet nga 4 persona që duhen larguar me çdo kusht. Shqiptarët po largohen, rinia po ikën dhe ekonomia është rrënuar për shkak të 4 shahistëve që kontrollojnë çdo gjë. Sot ne nuk kemi as opozitë dhe as mazhorancë për shkak të tyre. Rinia të ngrihet", tha ndër të tjera Topalli.





