Kategoria Superiore nis në fundjavë dhe tashmë është mësuar edhe kalendari zyrtar i javës hapëse.Të shtunën do të luhen tre ndeshje.

Në “Zeqir Ymeri” do të luhet ndeshja e parë e kampionatit, me Kukësin që do të presë Kamzën. Më vonë, Skënderbeu do të presë në Korçë Flamurtarin, ndërsa në “Niko Dovana” Teuta pret Luftëtarin.

Të dielën, Lushnja do të presë Vllazninë në Fier pasi punimet në stadiumin “Roza Haxhiu” nuk kanë përfunduar ende dhe është e detyruar shpërngulja në Fier për disa ndeshje. Në mbrëmje, java e parë do të kompletohet me sfidën Partizani-Laçi, në “Selman Stërmasi”.

SUPERIORE / JAVA E PARË

E SHTUNË

Kukesi – Kamza          (16:00)

Skënderbeu – Flamurtari (19:00)

Teuta – Luftetari          (19:00)

E DIEL

Lushnja – Vllaznia       (16:00)

Partizani – Laçi            (19:00)