Pika e kalimit kufitar të Qafë Thanës këtë të hënë ka vijuar punën normalisht edhe për puntorët sezonal me përjashtim të 10 personave që janë ndaluar nga pala maqedonase pasi kanë marrë vulë ndalimi për 3 deri në 6 muaj.

Para 3 ditëve qindra punëtorë ditor u ndaluan të kalojnë në Maqedoninë e Veriut nga pala maqedonase me pretendimin se nuk plotësonin dokumentacionet e kalimit dhe nuk justifikonin qëllimin e udhëtimit.